
Tregtarët e “Tregut të Orizit” në Vlorë janë mbledhur sërish përpara bashkisë së qytetit, për të kërkuar rihapjen e tij, pasi tashmë kanë mbetur pa punë prej disa ditësh.
Ata kanë kërkuar gjetjen e një mundësie nga Bashkia për lejimin e fillimit të aktivitetit tregtar qoftë edhe me masa të shtuara sigurie, pasi nuk kanë asnjë të ardhur tjetër për të përballuar jetesën.
Autoritetet e Shëndetit Publik në Vlorë vendosën disa ditë më parë mbylljen e këtij tregu pasi nuk përmbushte standardet higjieno-sanitare dhe masat parandaluese ndaj Covid-19. (A2 Televizion)