
Pas deklaratës së përbashkët të SHBA-së dhe Bashkimit Europian që mbështesin zgjatjen e organeve të vetingut, ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale mbrëmjen e sotme ambasada britanike inkurajon Kuvendin e Shqipërisë të mbështesë zgjatjen e propozuar të vetingut.
Sipas saj zbatimi i reformës në drejtësi është thelbësor për një sistem drejtësie të pavarur dhe efikas për të ardhmen e Shqipërisë.
“Procesi i rivlerësimit i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo do të ndikojë në konsolidimin e mëtejshëm të reformës dhe në përgjithësi në rritjen e besimit në sistemin e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike. (A2 Televizion)