Mediu: Me qeverinë e Ramës, elementët e sigurisë janë në duart e atyre që nuk janë anëtarë të NATO-s

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 21:41 | Politikë
Mediu: Me qeverinë e Ramës, elementët e sigurisë janë

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se me qeverinë e Edi Ramës, “elementët kyç të pikëpamjes së sigurisë janë në duar të shteteve që nuk janë anëtarë të NATO-s”.

“Anëtarësimi i vendit në NATO u shoqërua me krizën ekonomike të asaj kohe, por ka pasur investime të rëndësishme të huaja, që ishin të lidhura me anëtarësimin në NATO. Me qeverinë e re, elementët kyç të pikëpamjes së sigurisë janë në duar të shteteve që nuk janë anëtarë të NATO-s. Ne duhet të jemi të vëmendshëm me marrëdhënie të tilla”, u shpreh Mediu.

Sipas tij, stërvitja “Defender 2021” është “zhvillim i jashtëzakonshëm”, ndërsa sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, Mediu theksoi: “Kur nisëm procesin e A3, nuk ishim në vendet e preferuara për të marrë anëtarësimin në NATO. Kishte shumë pikëpyetje për zgjedhjet apo standardet ekonomike. Edhe brenda qeverisë sonë kishte shumë skeptikë, por qeveria ishte shumë serioze për të plotësuar çdo detyrim, pa përjashtuar opozitën. Sot, procesi nuk ndryshon. Por, kushtet i janë shtuar vendit për shkak të korrupsionit të qeverisë. Ne i zgjidhnim pretendimet e vendeve anëtare, ndërsa Rama i agravon situatat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos