Mediu: Platforma e PD do të kapërcejë pasojat e regjimit të Ramës, por të integrohet me atë të partive të tjera opozitare

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 14:57 | Aktualitet
Mediu: Platforma e PD do të kapërcejë pasojat e regjimit të

Kryetari i Partisë Republikane, Famir Mediu, gjatë takimit me kryesinë e grave të PR, analizoi gjendjen e vendit në një moment që bilanci i pandemisë po bëhet gjithmonë më i rëndë.

Sipas tij, situata paraqitet “jashtëzakonisht e rëndë, infektimi i popullsisë është tashmë masiv”, e rënduar nga atë që cilëson si “ teatër të kryeministrit dhe të atyre që janë rreth e rreth kryeministrit për menaxhimin e kësaj pandemie dhe sidomos në raport me garantimin e vaksinimit të popullsisë. Me ritmet me të cilat po vaksinohet popullsia shqiptare do të ketë një kohë të gjatë, ku shumë familje do të vuajnë. Asnjë vend tjetër në rajon nuk po bën atë që po bën Shqipëria”.

Për sa i përket platformës opozitare që synon fitoren më 25 prill, Mediu theksoi se ai vlerëson programin e Partisë Demokratike “një program konkret dhe real për kapërcimin e pasojave që ka krijuar regjimi i korruptuar i Edi Ramës”, por që tashmë që programi "të integrohet me programet e partive të tjera të opozitës. Pra është e rëndësishme që ky program po ashtu të shoqërohet me njerëz kualitativë, të cilët do të jenë pjesë e qeverisjes së nesërme dhe jo vetëm thjesht njerëz të politikës opozitare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos