Nga sot aktivizohen për Covid-19 spitalet e Durrësit dhe të Shkodrës

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 11:19 | Aktualitet
Nga sot aktivizohen për Covid-19 spitalet e Durrësit dhe të

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur në Kuvend për situatën e rënduar të pandemisë në vend. Ajo njoftoi se nga sot do të aktivizohen për trajtimin e Covid-19 spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës për të vijuar më tej me aktivizimin edhe të spitaleve të Vlorës, Elbasanit dhe Korçës.

“Bazuar në skenarët e strategjisë do të aktivizojmë nga sot spitalet rajonale Durrës, Shkodër pastaj Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Spitalet nuk e parandalojnë virusin”.

Ministrja njoftoi se janë mbi 500 të shtruar në spitalet Covid, ndërkohë që ka rritje të rasteve të rënda edhe në moshat e reja dhe rritje në reanimacione.

Mbi 500 të shtruar dje në Tiranë. Ka rritje të rasteve të rënda te moshat e reja. Ka rritje në reanimacione. Spitalet po përballojnë një fluks në rritje”.

Po kështu, ministria shtoi se 7020 doza të tjera të vaksinës vijnë sot nga Pfizer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos