Rumunët presin në kufi gratë dhe fëmijët që ikën nga lufta në Ukrainë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2022, 12:24 | Bota
Rumunët presin në kufi gratë dhe fëmijët që

Pushtimi i Ukrainës nga ushtria ruse i bëri kufijtë me Rumaninë një shans për t'i shpëtuar luftës. Rumunët mirëpritën gratë dhe fëmijët që ikën nga lufta në Ukrainë në kufi.

Ata u rreshtuan në anë të rrugës dhe shpalosën një pankartë "Akomodim dhe ushqim falas" dhe ofruan pije freskuese.

Dhjetëra rumunë janë mobilizuar dhe i presin në pikën e kalimit kufitar në Siret për t'u ofruar strehim dhe ushqim. Vullnetarëve iu bashkuan një numër njerëzish që njohin gjuhën ukrainase dhe kështu i ndihmojnë ata në dialogun e tyre me refugjatët.

Një nënë tha: “Ne e lamë vendin jo për veten tonë, por për fëmijët tanë”.

Në Doganën e Siretit, njerëzit vijnë me bagazhet minimale që mund të marrin me vete dhe kërkojnë strehim në Rumani. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/embed/Z5897WiGUuw

A2 CNN Livestream

Latest Videos