Mëngjes i përgjakur në Tiranë, efektivi i Gardës vret bashkëshorten

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 08:36 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjes në Tiranë. Forcat e Policisë të komisariatit nr.4 në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme   kanë arrestuar një punonjës të Gardës së Republikës, i dyshuar se ka vrarë bashkëshorten 36 vjeçare Ervilma Seferaj.

Banesa e çiftit në Allias

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit në Allias, dhe vrasja mendohet se është kryer me armën e shërbimit e të arrestuarit,  shtetasit Alket Arapaj,  44 vjeç.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos