Merkato në Shkodër, Vllaznia, tre afrime dhe ëndrra Vajushi

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 09:11 | Futboll
Merkato në Shkodër, Vllaznia, tre afrime dhe ëndrra Vajushi

Tre afrime dhe një ëndërr. Vllaznia e sezonit të ri po merr formë. Me kuqeblutë bashkohet Ndriçim Shtubina, i cili pasi mbylli aventurën te Laçi, firmosi kontratën 1-vjeçare me klubin e vendlindjes.

Shkodranët konfirmuan rinovimin me mesfushorin Bardulla, ndërsa pjesë e skuadrës bëhet edhe mesfushori 20-vjeçar nga Moldavia, Maksim Kozhakaru.

Të tre futbollistët do t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit në Ohër, aty ku skuadra e trajnerit Jonuz po zhvillon fazën përgatitore. Përpos përforcimeve, te Vllaznia kanë edhe një ëndërr të madhe. Bëhet fjalë për sulmuesin Armando Vajushi, i cili mbylli aventurën 6-mujore te Teuta. Gjithçka mbetet në kuadrin e bisedimeve, por 27-vjeçari është shprehur i gatshëm të rikthehet te kuqeblutë pas 7 vjetësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos