Pandemia rrit radhët e nevojtarëve për ushqim në Nju Jork

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 21:47 | Bota
Pandemia rrit radhët e nevojtarëve për ushqim në Nju Jork

Pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë amerikane, ku si pasojë e saj janë mbyllur me miliona vende pune. Por një tjetër bilanc negativ është rritur kohët e fundit që është dhe numri i personave të pamundur për t’u ushqyer.

Banka e Ushqimit në Nju Jork bën me dije se që nga nisja e pandemisë në Shtetet e Bashkuara ka shpërndarë rreth 21 milionë vakte për personat në nevojë, ose e thënë ndryshe rreth 20% më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave, kërkesat për ushqim bënë që më shumë se gjysma e Bankave Ushqimore të kishin mungesa me furnizime në muajin prill.

Në kulmin e pandemisë 40% e Bankave Ushqimore në qytet u mbyllën pasi pjesë më e madhe e tyre drejtoheshin nga persona që rrezikoheshin më shumë nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos