Populistët që e quajnë koronavirusin të parrezikshëm janë "të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm", tha të enjten kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se dezinformimi dëmton luftën kundër koronavirusit.
Komentet e fundit të Merkel pasojnë njoftimin e saj se Gjermania do të vendoset në një bllokim të pjesshëm, nga i cili do të mbyllen restorantet, baret dhe klubet, për të shmangur një emergjencë shëndetësore kombëtare.
"Gënjeshtrat dhe dezinformimi, komploti dhe urrejtja dëmtojnë jo vetëm debatin demokratik, por edhe luftën kundër virusit," tha Merkel.
"Vetëm me solidaritet dhe transparencë ne do të jemi në gjendje të përballemi me pandeminë.", shtoi ajo.
Merkel gjithashtu paralajmëroi se situata e koronavirusit në Gjermani po përkeqësohet dhe nëse trajektorja aktuale vazhdon, njësitë e kujdesit intensiv mund të mbingarkohen në javët e ardhshme.
"Masat që marrim tani janë mjaft të domosdoshme dhe proporcionale," tha Merkel, teksa shtoi se shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura me rritjen e masave higjienike.
"Ne jemi në një situatë dramatike, kjo na prek të gjithëve.", tha Merkel. (A2 Televizion)