Shkrumbohet një magazinë në Elbasan

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 21:47 | Kronikë
Shkrumbohet një magazinë në Elbasan

Një magazinë është shkrumbuar tërësisht mbrëmjen e së martës në fshatin Bradashesh të Elbasanit.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 20:45 dhe mendohet se ka qenë aksidental. Policia bën të ditur se të gjitha materialet që gjendeshin në fabrikën në pronësi të shtetasit L.L. janë djegur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos