Merr gjobë se theu karantinën, qëllon me thikë policin

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 13:04 | Aktualitet
Merr gjobë se theu karantinën, qëllon me thikë policin

Një polic është goditur me thikë pak pas mesditës të së premtes në qytetin e Korçës, duke mbetur i plagosur.

Mësohet se policia ka vënë menjëherë në pranga autorin e ngjarjes. Nga të dhënat e para dyshohet se polici mund të jetë qëlluar pasi ka vendosur një gjobë.

Autori i kësaj ngjarje dyshohet të jetë me probleme mendore. Ai kishte thyer karantinën dhe është gjobitur nga polici, ndërsa më pas ka reaguar ndaj tij duke e goditur me thikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos