Me koronavirus një polic në Kukës, do të testohen efektivët e komisariatit

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 10:31 | Aktualitet
Me koronavirus një polic në Kukës, do të testohen

Një punonjës policie i patrullës në qytetin e Kukësit rezultoi pozitiv me Covid-19.

Burimet thonë se punonjësi i policisë kishte shoqëruar pak ditë më parë bashkëshorten e tij në spitalin e Kukësit për shërbime mjekësore. Menjëherë pas shfaqjes se simptomave, ai i është nënshtruar testit për Covid-19 bashkë me bashkëshorten e tij.

Nga testi ka rezultuar pozitiv punonjësi i policisë, ndërsa bashkëshortja e tij negative. Sot po kryhen testimet për kontaktet e punonjësit të policisë, një pjesë e të cilëve janë efektivë të komisariatit të Kukësit, ndërsa të tjerët, të afërm të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos