
Me shumicë votash, anëtarët e KAS vendosën rinumërimin dhe rivlerësimin e 114 kutive të votimit të Qarkut Berat.
Rinumërimi do të nisë në orën 14:00. Momentalisht, KAS është në pritje të materialeve nga KQZ për të vijuar shqyrtimin e ankimimeve për Qarkun Vlorë.
Më herët, PS-ja mbështeti kërkesën e LSI-së për të hapur kutitë në Qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji theksoi se, në kuadër të transparencës, mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë. LSI-ja humbi mandatin e saj me 77 vota.
LSI në kërkesën fillestare kishte kërkuar hapjen e 114 kutive të votimit, por tashmë kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive në të gjithë qarkun e Beratit. (A2 Televizion)