Partia Demokratike ka bërë një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Këtë të martë, kallëzimi është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Arben Ahmetaj për inceneratorin në qytetin e Elbasanit. Kallëzimi u paraqit në SPAK nga sekretari për Çështjet Ligjore në pd, Çlirim Gjata dhe Endri Hasa.
“Përse e fiton këtë tender një kompani që regjistrohet një deri në 3 ditë para se të fitonte tenderin, nuk ka kapital, nuk ka eksperiencë. Prokuroria të thotë se këta nuk janë në kundërshtim me ligjin. Ky incenerator ka prodhuar vetëm dy ditë”, u shpreh Gjata.
Më tej, i pyetur nga A2, Gjata theksoi se kryeministri i Shqipërisë është kryetar i grupit të strukturuar kriminal. (A2 Televizion)
