Messi apo Cristiano, kush është më i miri? Përgjigjjen e jep shkenca

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 14:34 | Futboll
Messi apo Cristiano, kush është më i miri? Përgjigjjen e jep

Messi apo Cristiano Ronaldo? Është pyetja e cila kurrë nuk do të ketë një përgjigjje të saktë. Megjithatë, për të provuar se kush nga dy futbollistët është më i mirë, është kryer një studim shkencor i cili drejton gishtin nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Studimi është realizuar mbi bazën e të gjitha ndeshjeve nga viti 2013 deri në vitin 2018, ku përfshihen gjuajtjet, pasimet, driblimet e gjithçka që një lojtar bën në sulm apo në mbrojtje.

Ylli i Barcelonës ka dalë fitimtar me një koeficient 1,21 karshi portugezit, që është ndalur në 0,61.

Studimi, i kryer nga një universitet belg, del në përfundimin që Leo Messi ka më shumë ndikim në skuadër sesa CR7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos