City mundet në shtëpi, lejon Liverpool të shkëputet

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 17:12 | Futboll
City mundet në shtëpi, lejon Liverpool të shkëputet

Liverpool ka nisur zyrtarisht arratisjen drejt titullit kampion në Premier League. Ecurisë rekord të Reds i shtohet edhe paraqitja e dobët e Manchester City-t. Kampionët në fuqi u thyen 2-0 në shtëpi nga Wolverhampton.

Befasia erdhi pas dy golave të Traore në minutat 80 dhe 94. Tani “Cityzens” e shohin veten 8 pikë larg Liverpulit kryesues, ndërsa u afrohet rrezikshëm Arsenal. “Topçinjtë” janë vetëm një pikë larg vendit të dytë, pas fitores minimale me Bournemouth. Nga ana tjetër, Chelsea fitoi 4-1 kundër Southampton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos