Start ëndrrash për Gladbach, goleadë dhe kryesim

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 18:10 | Futboll
Start ëndrrash për Gladbach, goleadë dhe kryesim

Borussia Monchengladbach fitoi 5-1 përballë Augsburg dhe rikthehet të kryesojë e vetme Bundesligën gjermane. Asnjë problem për vendasit, të cilët zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 120 sekondave lojë dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e katër golave.

Me këtë fitore, Gladbach ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një më tepër se Wolfsburgu që fitoi minimalisht me Union Berlin dhe dy pikë më tepër se skuadra si Bayern, Schalke apo Leverkusen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos