Serie A, Roma e Lazio harrojnë si fitohet

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 18:12 | Futboll
Serie A, Roma e Lazio harrojnë si fitohet

Hapa fals për Romën dhe Lazio-n në javën e shtatë të Serisë A italiane. Verdhekuqtë u frenuan në barazim 1-1 nga Cagliari, me ndeshjen që u mbyll mes polemikave, pas golit të Kalinic, të anuluar në fundin e lojës për vendasit.

Lazio barazoi 2-2 në fushën e Bologna-s, ku dygolëshi i Imobile-ss dhe paraqitja e shkëlqyer e Strakoshës në portë nuk mjaftuan. Correa shpërdoroi golin e fitores së bardhekaltërve, duke humbur penallti në sekondat e fundit të lojës. Në takimet e tjera, Atalanta fitoi me lehtësi, 3-1 me Lecce-n, ndërsa Fiorentina mposhti 1-0 Udinese-n. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos