
Pas dëmtimit serioz të pësuar sonte gjatë ndeshjes Torino-Napoli, ka dalë edhe diagnoza e Elseid Hysajt.
Lojtari i Kombëtares sipas mjekëve ka pësuar një frakturë në dërrasën e kraharorit (sternum), një prognozë serioze që mund t’i rrezikojë disa muaj aktivitetet shkodranit.
Lojtari i Napolit në këtë mënyrë humbet ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares me Turqinë dhe Moldavinë, por duke parë dinamikën e përplasjes me tokën, mund të thuhet se ka shpëtuar nga pasoja më të rënda në kokë. (A2 Televizion)