Meta apel numëruesve: Asnjë votë të mos tjetërsohet. Përzgjedhje e qëllimshme e kutive të numërimit

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 09:42 | Politikë
Meta apel numëruesve: Asnjë votë të mos tjetërsohet.

Kur janë numëruar 31% e kutive në rang vendi, në të cilat kryeson Partia Socialiste, presidenti Ilir Meta ka bërë sërish apel që vota të mos tjetërsohet. Në një reagim në Facebook, kreu i shtetit paralajmëroi  numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve, por të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivalëve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos