Meta dekoron Hueyda El Saied me titullin “Mjeshtër i Madh”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 13:30 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” Hyeda El Saied, artisten dhe aktivisten e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore”

Motivacioni i dekorimit me titullin "Mjeshtër i Madh"

Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve, artistëve dhe personaliteteve të shumtë të artit të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh:

“Jemi mbledhur sot së bashku, të nderojmë një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, një piktore, shkrimtare, prezantuese televizive, balerinë profesioniste, një juriste dhe një aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut, si Hueyda El Saied. Jeta e saj ka qenë shumë dinamike. Nga diplomimi në Liceun Artistik te studimet e larta për drejtësi, e ato pasuniversitare për "Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane".

https://a2news.com/2021/11/24/ndahet-nga-jeta-pas-nje-semundjeje-te-rende-artistja-shqiptare-hueyda-el-saied/

Ajo ndërtoi një karrierë tepër të pasur artistike e profesionale dhe pati privilegjin të punonte në fusha dhe zhanre të ndryshme, si në balet, pikturë, televizion e teatër, gazetari, dhe si juriste në fushën  e të drejtave të njeriut. Hueyda u largua shumë shpejt nga kjo jetë, kur kishte ende shumë për të dhënë, por në këtë hark kohor të shkurtër, ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plotë arritje dhe shkëlqim. Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën  dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë”, tha Meta.

El Saied ndërroi jetë më 23 nëntor 2021, në moshën 46-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos