Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 21:45 | Politikë
Meta: Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga

“Do dekretoj çdo shumicë që do të dalë nga 25 prilli, nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme”. Këto janë fjalët e presidentit të Republikës Ilir Meta gjatë një interviste televizive.

Meta vijoi duke deklaruar se “do t'i besojë rezultateve që shikoj unë. Do dekretojë atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar”, dhe se çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nëne dhe babai.

Presidenti foli edhe për Partinë socialiste që sipas tij ishte dikur një parti demokratike në strukturën e saj, ku “Edi Rama e tjetërsoji përmes strukturave të kapjes që ka instaluar, si parti-shtet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos