Meta flet për herë të parë pas propozimit të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 17:46 | Politikë
Meta flet për herë të parë pas propozimit të Bledi

Presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë për propozimin e kryeministrit Edi Rama, që Bledi Çuçi të pasojë në postin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajn.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, Kreu i Shtetit u pyet nga A2 nëse Bledi Çuçi e gëzon besimin e Presidentit. Meta u shpreh: “U njoha nga mediat me disa propozime, por si President do të duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigjja do të jetë më e shpejta e mundshme”.

Më herët, kryeministri Edi Rama kishte shkruar në Twitter: “Sot, do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/16/ndryshime-ne-kabinet-cuci-pason-lleshajn-ekonomi-shkon-te-bujqesia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos