Ndryshime në Kabinet, Çuçi pason Lleshajn, Ekonomi shkon te Bujqësia

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 14:09 | Politikë
Ndryshime në Kabinet, Çuçi pason Lleshajn, Ekonomi shkon te

Kryeministri Edi Rama ka caktuar Bledi Çuçin si ministrin e ri të Brendshëm, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ministri Çuçi do të zëvendësojë në këtë detyrë Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas protestave që pasuan vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ndryshimi tjetër në kabinet do të jetë ai i Milva Ekonomit, e cila do të jetë ministrja e re e Bujqësisë, post që drejtohej nga Çuçi më parë.

“Sot, do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos