
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dhe nënkryetarja Lealba Pelingu zhvilluan sot një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Pjesë e diskutimit ishin hapat e ndërmarrë nga KQZ për përgatitjen e procesit zgjedhor, me fokus kryesor implementimin e teknologjisë në zgjedhje dhe mundësinë e votimit të emigrantëve.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Celibashi theksoi se disa nga temat e diskutuara në takim ishin bashkëpunimi në projekte konkrete për edukimin e zgjedhësve, për trajnimin e administratës zgjedhore dhe për personat me aftësi të kufizuar. (A2 Televizion)