
Arben Pëllumbi, deputet, sekretar organizativ i PS, u shpreh në A2 se mazhoranca mbajti qëndrim për vrasjen e Klodian Rashës me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Ne si mazhorancë u pozicionuam dhe mbajtëm një qëndrim të caktuar me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Nga ana tjetër, shoqëria civile në të drejtën e saj mund të protestojë për atë që ajo shikon të arsyeshme. Besoj se kjo çështje, për sa rëndësi pati dhe vazhdon të ketë, është ezauruar si nga ata që protestojnë, si dhe nga qeveria”, u shpreh Pëllumbi.
Sa i përket kërkesës nga protesta, edhe për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Pëllumbi e vlerësoi si të pakuptimtë. “Nga ministri nuk mund të zbresë te drejtori i policisë, ndoshta mund të shkojë më lart se ai, por jo më poshtë”. (A2 Televizion)