Meta kërcënon Kuvendin: Ju shpërndaj para 25 prillit!

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 11:40 | Politikë
Meta kërcënon Kuvendin: Ju shpërndaj para 25 prillit!

Në konferencën e parë për shtyp për këtë sezon politik, Ilir Meta u shfaq me tonet tipike të një fushate zgjedhore. I pyetur nga A2 për ligjin organik që Kuvendi po përgatit për kompetencat e Presidentit të Republikës, ai nuk hezitoi të kërcënonte me shpërndarje të Parlamentit.

Mazhoranca e ka provuar me Presidentin, 3-0. Sa herë ka vajtur në Venecia, pavarësisht nga lobimi që ka bërë, pavarësisht nga miliardat që janë shpenzuar lart e poshtë, e nga gjithçka tjetër, e ka provuar. Mos e ktheni betejë me Presidentin, sepse ky është Presidenti i popullit të 2 marsit, nuk është as Presidenti i LSI, as i opozitës. Edhe populli i 2 marsit është aty, është shtuar dhe prapë kërkon të shpërndahen. Unë them që këtë punë ta zgjidhim në 25 prill mënyrë të qetë, në mënyrë qytetare, në mënyrë demokratike. Duan të shpërndahen përpara 25 prillit e të mos dinë ku të futen? Ta provojnë, është çështje e tyre, unë këtu jam, kur të duan, këtu më kanë. Le të më shkarkojnë po deshën. Të shohim kush e shkarkon më parë njëri-tjetrin”, tha Meta.

Ndërhyrjen e njëanshme në Kodin Zgjedhor, për të reflektuar ndryshimet kushtetuese, tha se i konsideron grusht shteti, duke i dërguar një tjetër paralajmërim mazhorancës. “Të mos devijohet asnjë milimetër nga Marrëveshja e 5 Qershorit. Në rast se do të kemi shkelje të njëanshme të marrëveshjes, ashtu siç është bërë me ndryshimet e njëanshme kushtetuese, është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit”, tha Meta.

Ngacmimet u duk se nuk i kishte vetëm për mazhorancën. “Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk fle gjumë, deri në 25 prill”. Largimi i tij i parakohshëm si president për t’u përfshirë në qeverisje pas zgjedhjeve të prillit, është një skenar që u hodh poshtë nga Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos