Meta: Lefter Koka me të birin dhe bandën e tij po terrorizojnë qytetarët e Durrësit dhe po blejnë vota

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:21 | Politikë
Meta: Lefter Koka me të birin dhe bandën e tij po terrorizojnë

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka se bashkë me djalin dhe bandën e tij po blen vota në Durrës, për llogari të Edi Ramës.

Kreu i shtetit paraqiti një skemë ku tregon se si Lefter Koka iu ka dhënë padrejtësisht kompanive që i ka krijuar vetë me njerëzit e vetë, miliona euro.

“Pse shkon Presidenti në Durrës, kush e krijon tensionin në Durrës. E di i gjithe populli i Durrësit pse ka tension në Durrës. Sepse Durrësi i urren bandat, nuk i duron dot. Në Durrës janë tre banda që bëjnë presion mbi qytetarët. Dy bandat e njohura, Vangjush Dako me bandën e Durrësit dhe Shijakut që blen vota me ndihmën e policisë, Ard Çela i OSHE-së që blen vota, dhe i treti që duhej të ishte në burg është Lefter Koka, me djalin dhe bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë dhe gjithë njerëzit.

Që të mos votojnë LSI-në që e bëri ministër, edhe mbajtën mbi supe gjithë barrën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërinë e djalit të tij që del me pistoletë pa leje, shtëpi në shtëpi për të blerë vota me porosinë e Edi Ramës.

Shqetësimi është që të vidhen votat e LSI-së sepse LSI rritet sa më shumë i bien gjethet e kalbura. Është në SPAK kjo, ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët.”, u shpreh Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/22/meta-publikon-video-ja-si-blihen-votat-ne-shkoder/

A2 CNN Livestream

Latest Videos