
Ilir Meta sfidoi socialistët në qarkun e Shkodrës duke parashikuar fitore absolute në të pesta bashkitë për koalicionin “Bashkë Fitojmë” përballë mazhorancës socialiste në 14 maj.
“Fitojmë qarkun e Shkodrës 5-0, me një fitore të bindshme, 14 maji ditë shprese e llogaridhënie”.
Nga Kopliku ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Isa Ramaj, Meta tregoi se ku qëndron ndryshimi mes PS dhe koalicionit Meta-Berisha sa i takon menaxhimit të pushtetit.
“Ne kemi model ndryshe kemi ulje taksash dhe transparence ndryshe nga rilindja që taksat tuaja i bën rrush e kumbulla”.
Thirrja që bëri kreu i Partisë së Lirisë ishte për një pjesëmarrje masive në zgjedhje, për t’i hequr çdo ndihmë për pushtetit.
“Ai që nuk del të votojë nuk ankohet dot, bëhet viktime e vendimeve që marrin të tjerët ndaj votoni masivisht në 14 maj”.
Pasi u braktis nga deputeti i Shkodrës Agron Çela, i cili iu bashkua Partisë Socialiste, Meta kishte një falenderim për të besuarin e tij në Koplik, kreun e degës së Partisë së Lirisë. “Pavarësisht ofertave nuk e tradhtoi Ilir Metën e Partinë e Lirisë”. (A2 Televizion)