Meta për Dvoranin: Është “Katica” e Reformës për Drejtësi. Provat po shtohen, video po përgatitet

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 17:41 | Politikë
Meta për Dvoranin: Është “Katica” e Reformës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka sulmuar edhe një herë ashpër kreun e KED Ardian Dvorani duke mbrojtur anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nga kritikat e fundit të Partisë Socialiste.

Përmes një prononcimi në rrjetet sociale, kreu i Shtetit e ka cilësuar si skandaloz” presionin politik ndaj Tushës, duke cilësuar Dvoranin si “Katica” e Reformës në Drejtësi, ku Meta i referohet ish-kryeprokurores maqedonase Katica Janeva, e arrestuar me akuzën e korrupsionit.  

https://a2news.com/2019/11/17/xhafaj-xhaferllari-nuk-mund-te-jete-anetare-e-gjykates-kushtetuese/

Për Metën, Dvorani “donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë”, duke shtuar se provat ndaj tij po shtohen, sepse “garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos