Foto me Depardieu, Rama: Me Albinin hapëm shumë tema bashkëpunimi

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 19:17 | Politikë
Foto me Depardieu, Rama: Me Albinin hapëm shumë tema bashkëpunimi

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një fotografi pas takimit me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin, ku ndodhet në prani, mes të tjerëve, të liderit të Vetëvendosjes, ish ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe aktorit të madh francez Gerard Depardieu, që po xhiron një film në Shqipëri.

Rama shkruan se “në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin Unë dhe Millosheviçi”.

https://www.youtube.com/watch?v=ULVOscmlkAU&feature=youtu.be

Ky takim u njoftua një ditë më parë nga kryeministri Rama që tha se Kurti i kishte kërkuar atij një takim mbrëmjen e sotme.

https://a2news.com/2019/10/25/albin-kurti-ne-tirane-vetevendosje-kritikon-moszbatimin-e-marreveshjeve-shqiperi-kosove/

Temat që mendohet se u diskutuan ishin të shumta, nga “Shengeni ballkanik”, ku Kosova e ka një ftesë, për të vijuar tek një seri marrëveshjesh që janë firmosur nga të dy qeveritë ndër vite, por që kanë pika të pa implementuara dhe të mbetura në letër.

https://a2news.com/2019/10/20/albin-kurti-ne-tirane-padrejtesi-ndaj-shqiperise-dhe-maqedonise-kujdes-marredhenien-me-serbine/

Rama javën e kaluar deklaroi se do t’ i propozonte Kurtit figurën e një ministri shteti për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos