
Presidenti Meta tregoi përpara gazetarëve se ka marrë një denoncim nga një qytetar se ka tentativa për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve në njësinë nr.10, ku do të aplikohet votimi elektronik.
Sipas Metës, ekspertë të IT i kanë treguar se një gjë e tillë për të manipuluar këtë proces është i mundshëm.
“I referohem një informacioni konkret, teknik që mora për njësinë nr.10. Se këtu vijnë ditë për ditë dhjetëra informacione, video, përgjime që i dërgojnë qytetarët. Unë i referohem denoncimit të një qytetari për rrezikun e ndërhyrjes te njësia 10, ku do të bëhet votimi elektronik. Me metoda që nuk jam shumë i kualifikuar, por ekspertët e IT më thonë që janë të mundshme. Celibashi më ka thënë që nuk ndodh”, tha Meta. (A2 Televizion)