
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka sqaruar në Facebook arsyet e mungesës së tij në një event të rëndësishëm si përurimi i Arenës Kombëtare, që zyrtarisht quhet “Air Albania”, sipas marrëveshjes me sponsorin.
Me sa duket kjo është edhe arsyeja e mungesës së presidentit që, duke iu drejtuar tifozëve, shkruan se ”sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale”, duke shtuar me ironi se shpreson se mund të ketë edhe ndonjë iniciativë “për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale”.
Kreu i Shtetit gjithsesi saktësoi se “kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!”.
Në Arenën Kombëtare, u vu re prania e Kryeministrit Edi Rama, i ulur krahas presidentit të UEFA Alexander Ceferin, i cili pak më parë u dekorua nga vetë Meta më dekoratën e “Kalorësit të urdhrit të Skënderbeut”. (A2 Televizion)