
Presidenti Ilir Meta vlerësoi disa nga sportistët e shquar shkodranë, të cilët rezultatet e larta dhe profesionalizmin e tyre kanë spikatur në disiplina të ndryshme sportive si basketboll, atletikë, peshëngritje dhe boks në radhët e ekipit “Vllaznia” dhe ekipit kombëtar.
Kreu i shtetit dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” basketbollistin Filip Guraziu, me titullin “Mjeshtër i Madh” atletin Arben Mllojan, boksierin Jetmir Kuçi, peshëngritësin Artur Lagja si dhe basketbollistin Astrit Zaganjori.
Sportistët u dekoruan për merita të shquara në sport dhe në jetën publike në Shkodër. (A2 Televizion)