
Pedagogu i komunikimit Erlis Çela e shikon minishengenin si një hapësirë për t’u faktorizuar në rajon, por thekson se kjo vjen si shkak i presionit të brendshëm dhe mungesës në tryezat e Europës. Në studion e “Absolut 4” ai tha se më komod në këto takime shkon presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Hapësirë që mund të faktorizohen në rajon. Duke qenë në presion të brendshëm politik presioni i brendshme dhe mungesa në tryezat e Europës i detyron këta liderë që të jenë në tryezë të ngushtë dhe të krijojnë një pol. Më komodi është Vuçiç. Ka hapur negociata me BE, më i favorizuar duket edhe në raport me Kosovën, duket që ka marrë mbështetje dhe shkon më komod në këtë tryezën treshe se aty është përshtatur Kosova apo vetëpërjashtuar, siç thotë kryeministri”.
Çela pranon se parimet e kësaj nisme nuk janë të gabuara, por sipas tij problematika qëndron ën faktin që dy qeveritë e Kosovës e kanë refuzuar këtë projekt, ndërkohë që mbështetet nga Beogradi dhe Tirana.
“Mbetet për t’u parë administrata e re e SHBA mbi këtë. Parimet e përgjithshme mbi të cilat mbështetet kjo nismë nuk janë të gabuara. Unë e shoh situatën nga këndvështrimi i Kosovës. Kemi dy qeveri që nuk kanë qenë dakord me këtë iniciativë dhe e kanë refuzuar hapur këtë nismë. Se janë gjithë ato problematika dhe nga ana tjetër kemi qeverinë shqiptare që hedh topin në fushën e Kosovës si kundërshtare dhe nuk e kuptoj se së pari duhet ta shikoja si detyrim ndaj qeverisë së Shqipërisë. Dhe së bashku mund të mendohej një nismë e tillë. Kur Kosova e Beogradi mendojnë ndryshe ka diçka që nuk shkon. Kemi një konsensus të klasës politike në Kosovë. Tirana dhe Beogradi mendojnë njësoj”. (A2 Televizion)