
Shqipëria ka hyrë në projektin e minishengenit ballkanik më duar në xhepa dhe pa studim, përkundër Serbisë që ka avantazh ekonomik. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4 analisti Ilir Kalemaj, duke komentuar takimin e sotëm të 3 liderëve Rama-Vuçiç-Zaev për projektin e minishengenit ballkanik. Sipas tij minishengeni është prodhuar në Beograd si projekt i ish-Jugosllavisë.
“Janë disa fakte kyçe në historinë minishengenit; që është prodhuar në Beograd si Unioni Ballkanik, nga filoserbi Igor luksiç, kur ishte ministër i jashtëm i Malit të Zi. Janë projekte të ish-Jugosllavisë. Nga një anë kemi procesin e Berlinit, me agjendën e konektivitetit, kemi Ceftën dhe mekanizma të tjerë rajonalë që lehtësojnë aspekte të ndryshme të rajonit. Përse duhet minishengeni? Nuk është serioze.
U fol për heqjen e kartave të identitetit kjo është thënë Ajo që bëri bujë është ato 30 mln orët që harxhojnë kamionët në kufi. U fol për unifikimin e tregut të për njohjen e diplomave. Ne kemi shqiptarët e Preshevës që vetëm 16 prej tyre u është njohur diploma. Nuk kemi reciprocitet me Serbinë. Serbia ka avantazh ekonomik, kapacitete prodhuese, infrastrukturë. Ne kemi hyrë pa studim pa fizibilite, pa grup ekspertësh, pa konsultim thjesht takime të kryeministrit me duar në xhepa dhe për t’u treguar vendasve që po përpiqemi t’i hyjmë Europës nga dera e vogël”.
Kalemaj thekson se ky projekt po përdoret për efekte politke dhe ëpr t’i dhënë mesazh Brukselit.
“Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kriteret kyçe të integrimit, është më mini se janë vetëm 3 shtet që janë 3 shtete iniciatorë, që ka refuzuar Kosova, Bosnja dhe Mali i zi është paraqitur me ministrin e Financave. Flasim për një projekt që përdoret për efekte politike të këtyre liderëve dhe për t’í dhënë mesazh Brukselit, sesa për të kryer një funksion konkret”. (A2 Televizion)