
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 të infektuar dhe 1 humbje jete si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Gjithashtu janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm ka arritur në 105.298. Në total numri i rasteve aktive është 170.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë vaksinuar 4.682 persona, 157.338 që nga nisja e fushatës. (A2 Televizion)