
Kosova synon që brenda një muaji të kryejë 500 mijë vaksinime kundër Covid-19. Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili njoftoi se kontigjenti i parë i dozave të Pfizer do të vijë javën e ardhshme.
Ai nuk bëri të ditur numrin e vaksinave për shkak të konfidencialitetit të kontratës mes Kosovës dhe kompanisë amerikane. Vitia shtoi se plani i imunizimit të qytetarëve ndaj koronavirusit po shkon mirë. Ministri mohoi se ka vaksinime të personave jashtë kategorive prioritare të përcaktuara. Ai nënvizoi se falë organizimit të mirë, janë kryer deri në 8 mijë vaksinime në ditë pa asnjë problem.
Fushata e imunizimit në Kosovë ka nisur në mars dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 152 mijë qytetarë me një dozë, ndërsa mbi 26 mijë persona janë imunizuar plotësisht. (A2 Televizion)