Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, vonesa e ndërprerje. Probleme me aparatët biometrikë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 15:32 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, vonesa e ndërprerje. Probleme

Edhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin sot drejtuesit e rinj komunalë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 21% e qytetarëve.

Procesi nisi me probleme, për shkak të mosfunskionimit si duhet të pajisjeve biometrike, por pas disa vonesave në orët e para, tani votimi po zhvillohet kryesisht pa probleme. Autoritetet zgjedhore thanë se në 6 komuna nga 80 që janë gjithsej, votimi po zhvillohet me mënyrën e vjetër.

Në 11 komuna procesi u ndërpre për më shumë se një orë dhe do të shtyhet deri në 21:00 të mbrëmjes.

Për kryetarë të komunave garojnë 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10 600 kandidatë. Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike: LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare, VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Partitë shqiptare garën do ta zhvillojnë për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibër si dhe disa komuna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos