Ministrja për Maturën Shtetërore: Celulari në provim të përjashton për një vit

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 14:15 | Sociale
Ministrja për Maturën Shtetërore: Celulari në provim të

Çdo maturant që do të marrë celularin me vete në provime, do të përjashtohet për një vit. Ky është postimi i fundit që ka publikuar në rrjetet sociale ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Maturantët që kapen me celular përjashtohen nga të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe kanë të drejtë t’i japin ato pas një viti.

Sakaq, mësohet se Matura Shtetërore vjen me disa ndryshime për këtë vit, ku një prej risive është vlerësimi elektronik i provimeve, çka pritet të rrisë standartet e cilësisë vlerësuese si dhe të shtojë transparencën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos