
Struktura e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë mori dritën jeshile në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten do të votohet në seancën parlamentare.
Sipas relatorit Bashkim Fino, struktura e re do të ketë në përbërje 93 punonjës, 53 më shumë nga sa ishte parashikuar nga buxheti i shtetit.
Ky formatim kënaqi edhe pritshmëritë e kryeinspektorit Artur Metani, i cili u shpreh se vlerëson marrjen parasysh të kërkesave për shtim të personelit.
Nga ana e tij, Fino deklaroi se duhet t’i dërgohet një letër urgjente qeverisë që të sigurojë një godinë që ILD të nisë sa më parë nga puna, së bashku me malet e dosjeve që presin prej edhe prej vitesh të marrin një zgjidhje. (A2 Televizion)