Liga takohet me deputetin Fidel Ylli, nuk ka dalje nga bojkoti

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 15:10 | Futboll
Liga takohet me deputetin Fidel Ylli, nuk ka dalje nga bojkoti

Liga profesioniste e futbollit u ballafaqua për herë të parë me negociatorët e qeverisë për çështjen e “ligjit të sportit”.

Replikat në media u zhvendosën në tavolinë teksa mbledhjes në ambientet e stadiumit të ri kombëtar, iu bashkua edhe deputeti dhe negociatori i qeverisë, Fidel Ylli.

Palët kanë hedhur bazat për një akord paraprak që mund të sjellë zgjidhjen e ngërçit, por ende nuk ka asgjë konkrete. Bojkoti do të vijojë edhe pas këtij takimi bëri me dije kryetari i Ligës, Edvin Libohova. Nga ana tjetër, deputeti Fidel Ylli theksoi se qeveria do të jetë edhe më e gatshme t’i jap zgjidhje problemit nëse njëkohësish klubet do të rikthehen në fushën e lojës.

“Liga ka të drejtën e saj të bojkotojë. Pavarësisht bojkotit, ne do të ecim që shumë shpejt këto kërkesa t’i vëmë në zbatim. Në rast se ata do fillojnë kampionatin, kryeministri do të jetë shumë herë më i gatshëm, që në atë agjendën e tij të ngjeshur, të gjejë edhe një hapësirë të takojë grupin e punës dhe t’u japë zgjidhje problemeve”, u shpreh Fidel Ylli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos