
Kristal Abazaj do të luajë me Istanbulspor, në Ligën e Parë turke.
Sulmuesi u prezantua tek ekipi turk ku do të luajë së bashku me Eduart Rrocën, i cili u bë pjesë e Istanbulsporit vetëm disa ditë më parë.
Abazaj luajti sezonin e fundit te Kukësi në huazim nga Anderlecht.
Istanbulspor synon ngjitjen në kategorinë e parë për sezonin e ri. (A2 Televizion)