Superkupa e Europës me 20 mijë tifozë, deputeti hungarez: Po bëni eksperiment me njerëzit

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 15:13 | Futboll
Superkupa e Europës me 20 mijë tifozë, deputeti hungarez: Po

Ndeshja e Superkupës së Europës mes Bayern Munchen dhe Svillas është planifikuar të zhvillohet në praninë e 20 mijë tifozëve në Budapest këtë të enjte. Por një deputet hungarez akuzoi UEFA-n se po kryen një eksperiment për të parë sesi shpërndahet koronavirusi nëpër stadiume.

UEFA ka vendosur që në ndeshje të jenë të pranishëm 14 mijë tifozë hungarezë dhe nga 3 mijë tifozë për secilën skuadër. Por deputeti i Partisë Socialiste të Hungarisë, Ildiko Borbley tha se organizata që drejton futbollin europian po e përdor për kërkime mjekësore këtë rast dhe i ka bërë thirrje qeverisë të mos e lejojë që ndeshja të luhet me tifozë.

Nga ana e saj, UEFA ka bërë të ditur se tifozët që do të lejohen të futen në stadium do të kryejnë më parë testin për Covid-19. “Puskas Arena” do të jetë kështu i mbushur me vetëm 20% të kapacitetit, edhe pse rastet e konfirmuara kanë rifilluar të rriten që prej tri javësh tashmë, me 100,7 të infektuar për 1000 banorë në kryeqytet.

Për më tepër, që prej 1 shtatorit, Hungaria nuk lejon gjermanët të futen brenda territorit të saj, por ata që do të kenë një biletë do të marrin leje të veçantë për të hyrë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos