All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Suarez largohet nga Barcelona, arrin marrëveshjen me rivalët

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 17:35 | Futboll
Suarez largohet nga Barcelona, arrin marrëveshjen me rivalët
All - Paragraf - 1

Luis Suarez do të vijojë karrierën në Spanjë, por jo te Barcelona. Sipas “Mundo Deportivo”, sulmuesi uruguajan ka arritur marrëveshjen me Atletico Madrid.

Suarez do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.

All - Paragraf - 3

Sipas “Rac1”, 33-vjeçari ka rënë dakord me Barcelonën për të hequr dorë nga gjysma e pagës që i takon deri në vitin 2021 në këmbim të largimit.

Nëse gjithçka do të zyrtarizohet, Alvaro Morata do të lërë Atletico Madrid për Juventusin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos