
Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë në një intervistë për mediat kosovare se implementimi i marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë duhet që të bëhet në praktikë.
“Fuqizimi i raporteve Kosovë-Shqipëri është shumë i rëndësishëm për Vetëvendosjen. Në këtë drejtim, çdo propozim në shërbim të interesave kombëtare pa dyshim që do të mbështetet nga qeverisja e ardhshme. Interesat kombëtare do të jenë prioritet i qeverisë Kurti. Ka një sërë marrëveshjesh Kosovë-Shqipëri, për të cilat nuk ka pasur as angazhimin më të vogël për zbatimin e tyre”, deklaroi Haxhiu. (A2 Televizion)