
Në kuadër të reformimit në polici, lirohet nga detyra Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.
Loka e mbante këtë detyrë që prej 15 shkurtit të vitit 2018, ndërsa më herët ka mbajtur edhe disa pozicione të tjera drejtuese.
Nga shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Loka vijoi më pas në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të vendit, si ajo e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës. (A2 Televizion)