
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha se është takuar këtë të enjte me hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po përfundojnë trajnimin.
“Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do t’ia dalin. Shqiptarët kanë shpresë tek ata, familjet e tyre janë krenarë për ta, Shtetet e Bashkuara do t’i mbështesin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Kim në Twitter.
Grupi me 27 hetuesit e parë të BKH ka kryer edhe një trajnim në Itali së fundmi, para nisjes së trajnimit kryesor nga FBI.
Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar më parë se ata do të jenë gati të nisin punën në muajin gusht, nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. (A2 Televizion)