
Pas një 10-ditëshi shumë të nxehtë të qershorit, korriku që në ditën e parë të tij sjell 3 gradë më pak. Vlerat tipike të korrikut do të shënohen në të gjithë vendin dhe mbarë rajonin e Ballkanit deri nga data 10 korrik.
Gjatë orëve të mesditës, zonat malore do të regjistrojnë nga 25 deri 29 gradë, ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta pritet të shënojnë maksimume nga 28 në 34 gradë celsius.
Ky fillimkorriku, përveç normalizimit të temperaturave do të sjellë edhe shira të izoluar në pjesën më të madhe të vendit ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë edhe rrebeshet afatshkurtra. (A2 Televizion)